“Babalja”, Salianji ironizon: Më akuzojnë për agjitacion, por nuk kam frikë

“Babalja”, Salianji ironizon: Më akuzojnë për agjitacion, por nuk kam frikë

106
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji  është paraqitur sot në Prokurori në lidhje me çështjen “Xhafaj-Babale” ku është njohur dhe me akuzat.

Ai thotë se është marrë i pandehur vetëm se ka denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge, në një kohë që të tjerë persona duhet të ishin në vend të tij.

Duke bërë ironi, Salianji tha se akuzohet për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi. Ndërsa sapo të njihet me aktet e dosjes do t’i bëjë publike për mediat.

Ai deklaroi gjithashtu se në këtë përballje me drejtësinë nuk ka frikë.

Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi”,– tha Salianji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY