U la i lirë, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

U la i lirë, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

116
0
Shares

Pasi u vëtëdorëzua në polici, Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë të lirë biznesmenin Ervin Mata i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok më 4 tetor, por Prokuroria nuk pajtohet me këtë vendim.

Organi i akuzës ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në  “arrest me burg”.

Prej mëse 4 muajsh Ervin Mata arriti t’i fshihej policisë shqiptare pas përfshirjes së tij në ndodhitë e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish bllokut, ku një person u vra dhe 2 dy të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se i fejuari i Elvana Gjatës nuk kishte shkuar larg vendit ku ndodhi ngjarja. Ervin Mata kishte arritur të qëndronte i fshehur për 4 muaj pikërisht në Tiranë.

Dëshmia pas vetëdorëzimit në polici

“Ika nga frika, por unë nuk kam qëlluar njeri”

Këto janë disa nga të paktat fjalë që ka thënë Ervin Mata para hetuesve, fill pas dorëzimit të tij në polici për vrasjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish bllokut më 4 tetor të vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY