Dhuna ndaj mjekut në Lezhë, kolegët e tij në protestë

Dhuna ndaj mjekut në Lezhë, kolegët e tij në protestë

94
0
Shares

Një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda në ambjentet e spitalit të Lezhës, stafi mjekësor i këtij spitali ka ndërprerë punën dhe ka dalë në protestë në shenjë solidariteti me kolegun e tyre si dhe për të dënuar dhunën ndaj bluzave të bardha.

Mjekët thonë se ndihen të pasigurtë në vendin e punës dhe kërkojnë mbrojtje, pasi janë raste të përsëritura.

Kujtojmë se mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës,u dërgua  për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga policia, bëjnë me dije mjeku është goditur me sende të forta në fytyrë.  Policia ka bërë të ditur në informacionin e saj paraprak se mjeku Zef Doga u godit nga një 24 vjeçar me inicialet E.LL i cili u vetëdorëzua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY