Dhuna ndaj mjekut në Lezhë, Berisha thirrje bluzave të bardha: Ngrini zërin...

Dhuna ndaj mjekut në Lezhë, Berisha thirrje bluzave të bardha: Ngrini zërin kundër kakistokracisë

116
0
Shares

Mjeku Zef Doda u godit mesditën e sotme nga një 24-vjeçar, brenda ambienteve të spitalit të Lezhës.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, që e quan këtë sulm primitive.Ai I bën thirrje bluzave të bardha që të ngrenë zërin kundër qeverisë.

Postimi i Berishës:

Nje krim tjeter i shemtuar shteteror goditja ne detyre e mjekut Z.D. ne Lezhe!

Te dashur miq, sot nje dore kriminale kreu krimin shteteror te radhes, goditjen ne detyre dhe per shkak te detyres te mjekut Z.D., duke i shkaktuar plage te renda ne fytyre. Pas ketij akti te shemtuar kriminal qe eshte bere i perjavshem ne Shqiperi, autori si dhe ne rastet e tjera u largua pa i hyre ferra ne kembe.

Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj mjekut Z.D. viktime e nje sulmi primitiv dhe uruar atij sherim te shpejte, denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende, kete krim shteteror ndaj nje mjeku ne detyre dhe iu bej thirrje mjekeve dhe infermiereve te vendit te organizohen dhe te ngrene fuqishem zerin e tyre te protestes kunder regjimit kakistokratik te dhunuesve dhe banditeve te lidhur dhe mbeshtetur nga narkoshteti aktual i kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY