Sekuestrohen 13 kg kanabis në Gjirokastër, ishte e groposur në tokë

Sekuestrohen 13 kg kanabis në Gjirokastër, ishte e groposur në tokë

84
0
Shares

13.8 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga polica e Gjirokastrës ditën e sotme.

Sipas policisë lënda narkotike ishte groposur në tokë në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të fshatit Tërbuq.

Për momentin nuk dihen ende detaje rreth poseduesit të lëndës narkotike, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngajrjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve mbi bazën e  informacioneve të marra në rrugë operative se në  një zonë të pyllëzuar një person kishte fshehur një sasi lënde narkotike, kanë orgznizuar punën dhe si rezultat i kontrollit  në afërsi të fshatit Tërbuq, u gjetën 13.8 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva e fshehur në tokë.
Lënda e dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë po punohet për  kapjen e autorit, ku për arsye hetimore sbëjmë me dije të dhëna të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY