Djegia e mandateve/ Vasili: Nuk ka deputet që më zëvendëson…

Djegia e mandateve/ Vasili: Nuk ka deputet që më zëvendëson…

135
0
Shares

I ftuar në Fax News, nën-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar edhe një here djegien e mandateve e konkretisht për zëvendësimin e vendeve vakante në Kuvend për shkak të këtij vendimi të opozitës, duke thënë se mandatin e tij nuk mund ta zëvendësonte askush.

“S’ka deputet që më zëvendëson”, tha Vasili.

Ai foli edhe për Reformën në Drejtësi, si dhe për fazën e re në të cilën po futet Kuvendi i Shqipërisë me pranimin e mandateve nga ana e kandidatëve të zgjedhjeve të 2017.

“Qeveria ka thënë të pavërteta të mëdha, mbi 60% e anëtarëve që bëjnë vettingun janë persona të papranueshëm dhe këtë e kanë deklaruar edhe ndërkombëtarët. Opozitës i ka mbetur e vetmja rrugë, që të kthejë shtetin në vend. Parlamenti është shndërruar në një kooperativë të Partisë Socialiste”.

Vasili komentoi dhe dhunën e sotme ndaj mjekut Zef Doda, në Lezhë, duke e cilësuar një akt tragjik.

“Duhet të ketë një sensibilitet publik me mjekët, ndëshkojmë dhunën ndaj bluzave të  bardha. Është një tragjedi. Aty hyn demagogjia, hipokrizia, përballen me vështirësi të mëdha. Është shumë e dhimbshme, mjekët janë të paprekshëm. Ky lloj gjesti ndaj mjekëve është një akt i përsëritur dhe që duhet të marrë fund”, deklaroi numri 2 i LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY