Ambasadori amerikan Donald Lu ka ngritur sërish sot lart rëndësinë e zbatimit të Ligjit të Vettingut në Shqipëri dhe e ka vlerësuar opinionin që pritet nga Komisioni i Venecias, me fjalët e ish-Kryeministrit Sali Berisha.
“I jemi mirënjohësh Komisionit të Venecias për këshillat e urta, – tha Lu. – Jam dakord me Sali Berishën që ka thënë para disa kohësh se opinioni i Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit, reformën e drejtësisë.”





