LAJM I FUNDIT/Sekuestrohen 9 apartamente dhe 2 dyqane në Tiranë, në...

LAJM I FUNDIT/Sekuestrohen 9 apartamente dhe 2 dyqane në Tiranë, në pranga dy vëllezërit

181
0
Shares

Eshtë finalizuar operacioni i koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve
– dy dyqaneve
– një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e dyqindmijë euro).

Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY