VIDEO/LSI denoncon: IKMT dërgon fadromat për të prishur shkollën në Roskovec

VIDEO/LSI denoncon: IKMT dërgon fadromat për të prishur shkollën në Roskovec

105
0
Shares

Në ditën e 7 Marsit, festës së mësuesit, opozita ka zgjedhur të bëjë publike denoncime të situatës reale të arsimit. Përveç ish-deputetëve demokratë, dhe LSI përmes një deklaratë për mediat ka denoncuar një rast tjetër.

Nënkryetarja së LSI-së, Kejdi Mehmetaj  denoncoi publikisht një urdhër të kryeministrit Rama.

Ajo tha se në shkollën “Goja e Artë” në Roskovec kanë shkuar fadromat për ta prishur, ndërsa banorët janë mobilizuar ta mbrojnë shkollën. Sipas Mehmetajt, duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime gjykate në favor të tyre.

Janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës. Të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën, deklaroi nënkryetarja.

KOnferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Kejdi Mehmetaj sur Jeudi 7 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY