“E kush tiran e desh aq fort dijen sa ta stimulonte atë?”

“E kush tiran e desh aq fort dijen sa ta stimulonte atë?”

111
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, tregon gjendjen reale të arsimit në Shqipëri, duke iu referuar këtu një rasti konkret.

Ajo përmend shkollën e Zallbastarit, ku thotë se qeveria e ka katandisur këtë shkollë si mos më keq duke mos afruar asnjë kusht minimal studimi.

Ja çfarë shkruan Tabaku:

Shqipëria e vitit 2019 fatkeqësisht është më keq se ajo e vitit 2014. Një buxhet gjithnjë e më qesharak që i akordohet arsimit, përherë e më pak të rinj që frekuentojnë klasat dhe auditorët (25 mijë nxënës më pak në 2018 se vitin paraardhës), më shumë shkolla që mbyllen, 1 në 3 të rinj pa punë e çdo vit më shumë shkolla që mbyllen. 

Në shtator të 2018 isha në zonën e Zallbastarit ku pashë se si qeveria kishte katandisur mbi dy fshatra në një shkollë pa asnjë kusht minimal studimi. Megjithëse ministria e arsimit apo kryetari bojaxhi i bashkisë pretendojnë të kundërtën.

Të rinj që i largohen vendit tonë pasi këtu nuk gjejnë as arsimin dhe as shpresën për të krijuar të ardhmen e tyre. Mësues që mbijetojnë me rrogat qesharake të një mazhorance që më parë mendon si të rrisë buxhetin për koncesionet dhe tenderat se sa pagat për mësuesit dhe mjekët. Shqipëria socialiste është ajo ku padija rron dhe subvenciohet nga qeveria ndërsa dija përbuzet dhe nëpërkëmbet.

E kush tiran e desh aq fort dijen sa ta stimulonte atë?

Ps. Foto e shkollës së Zallbastarit, arsimi europian sipas qeverisë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY