“Marrëveshja nuk është më”, ish-ministri për Ramën: Të duhet vota popullore për...

“Marrëveshja nuk është më”, ish-ministri për Ramën: Të duhet vota popullore për të qëndruar aty ku je

108
0
Shares

Ish-ministri  Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale shkruan se vendit i duhen zgjedhje të reja. Manjani i sugjeron kryeministrit Edi Rama të pranojë faktin se marrëveshja që e beri Kryeministër nuk është më.

Sipas Manjanit, rregulli e kërkon votën popullore për ta lejuar atë të qëndrojë ku është.

REAGIMI I MANJANIT

Përpjekja e krahëve politikë për të gjetur rrjeshta në ligje apo në vendime gjykatash, për të justifikuar sjelljen e sotme është kot.

Kohë e humbur!

Kjo situatë erdhi nga mbajtja e zgjedhjeve të 2017-ës jashtë shtratit Kushtetues dhe ligjor. Kushtetuta dhe ligji u anashkaluan nga marrëveshja politike e 17-18 majit 2017.

Me këtë marrëveshje u shty data e zgjedhjeve; u menaxhua KQZ; u ndaluan koalicionet e madje u shty edhe orari i votimit. Krejt në kundërshtim me ligjin!

Marrëveshja solli devijimin çudibërës të rezultatit të zgjedhjeve, ku 48% i votës popullore u shndërrua në 55% të vendeve në Parlament.

Marrëveshja pra prodhoi qeverinë moniste dhe bëri të pa rëndësishme opozitën parlamentare.

Edi Rama u bë kryeministër monopartiak si rezultat i asaj marrëveshje dhe jo nga zgjedhjet e ndershme.

Tani që marrëveshja ka rënë, llogjikshëm pasojat janë të pashmanshme. Opozita e ndëshkoi veten duke daë nga ky sistem absurd. Lulzim Basha e pranoi gabimin.

Me të njejtën llogjikë i kërkohet edhe Edi Ramës të bëjë të pranojë faktin se marrëveshja që e bëri Kryeministër nuk është më. Rregulli e do të kërkojë votën popullore për të qëndruar aty ku është!

Përpjekjet për të na shitur individë të surrofjepsur si Opozita e re, janë dëshpërim me pasoja edhe më të rënda.

Nuk ka ligj që zëvendëson opozitën, kot lodhen! Ka ligj që zëvendëson mandatet individuale, por jo opozitën.

Ndaj ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është politike: zgjedhje të reja!

Kush ti fitojë ti gëzojë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY