Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, avokati i Tahirit: Ja çfarë do të...

Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, avokati i Tahirit: Ja çfarë do të kërkojmë

304
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia ditën e sotme në Krimet e Rënda.

Mësohet se gjykata ka rrëzuar kërkesën e e Prokurorisë për prishje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Avokati i tij, Maks Haxhia, duke folur pas seancës tha se Prokuroria është kontradiktore në këtë çështje. I pyetur nëse është njohur me prova të reja nga organi i akuzës siç është folur në media, ai tha:

“Kemi marrë fashikujt e përgatitur nga prokuroria që do ti çohen gjykatës dhe do ti gjykojë gjykatësi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse çështja do të shkojë në gjyq apo do të pushohet”.

Maks Haxhia tha se pala mbrojtëse do të bëjë kundërshtimet e veta. Avokati tha se do të kërkojë në seancën paraprake pushimin e çështjes për klientin e  tij. Por në rast se shkon në gjyq, ai tha se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Maks Haxhia gjithashtu paralajmëroi se do të bëjnë kallëzim penal për prokurorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY