22-vjeçari nga Delvina nuk figuron në asnjë rregjistër të shtetit shqiptar

22-vjeçari nga Delvina nuk figuron në asnjë rregjistër të shtetit shqiptar

153
0
Shares

Jani nga fshati Rusan i Delvinës ankohet në Fiks Fare se edhe pse është 22 vjeç nuk figuron në asnjë regjistër të shtetit shqiptar.

Historia është se dy prindërit e Janit kanë qenë bashkëjetues dhe nuk kanë pasur celebrim , por në dokumentet ajo mban mbiemrin e bashkëjetuesit edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë të martuar.

22 vjeçari tregon se kur dy prindërit e tij janë ndarë në 1997, Jani ka qëndruar me të atin dhe nuk ka qenë i regjistruar në gjendje civile. Kështu që i ati në 2007 hapi një gjyq për të regjistruar të birin. Edhe pse e fituan gjyqin sërish Jani nuk u regjistrua, pasi vendimi i gjykatës mamanë e 22 vjeçarit, edhe pse e pamartuar, i ka vënë mbiemrin e bashkëjetuesit.
Jani tregon për Fiks Fare se ka bërë vetëm 8 klasë shkollë dhe këto ilegalisht, por që nuk ka marrë dëftesë. E vetmja kërkesë e tij është regjistrimi për të qenë dikushi edhe me dokument.
Gazetarët e Fiks Fare i drejtohen Gjendjes Civile Delinë, ku përgjegjësi i kësaj zyre z. Sopot Kamberi sqaron situatën e krijuar. “ Është e vërtet që Jani ka kërkuar të regjistrohet dhe më kanë ardhur me një asistencë lindje të fëmijës dhe me një vendim gjykatë të formës së prerë. Por midis këtyre dy dokumenteve kemi një pasaktësi të mbiemri i nënës.
Në këtë rast kemi një problem, sepse këtu është shkruar mbiemri i nënës mbiemri i bashkëjetuesit dhe në vendim të gjykatës haset po i njëjti problem” shpjegon Kamberi. Pyetjes se si do regjistrohet Janit 22 vjeç z. Kamberi shprehet se do e ndjekë vetë si procedurë, ku do të kërkojë në maternitetin e Delvinës një asistencë lindje dublikatë ku të shkruhet mbiemri i saktë i nënës nga Kasimi në Muhameti, siç e ka faktikisht. Ai siguroi gazetarët dhe Janin se brenda një jave do të bëhej i mundur regjistrimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY