LAJMI I FUNDIT/ Arbitrat e Futbollit Shqiptar bojkotojnë kampionatin

LAJMI I FUNDIT/ Arbitrat e Futbollit Shqiptar bojkotojnë kampionatin

203
0
Shares

Dënimi ndaj skuadrës së Kamzës nuk i ka qetësuar marrëdhëniet mes Shoqatës Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar dhe FSHF-së, që në një vendim të dalë pak minuta më parë kanë deklaruar se do të bojkotojnë kampionatin, duke nisur që këtë fundjavë.

Në arsyetimin e tyre, BASHF pretendon se pasiguria në fushën e blertë i ka shtyrë ata që të marrin këtë vendim ekstrem, ndërkohë që i kanë bërë thirrje FSHF-së që rikthimi i tyre në fushën e blertë do të bëhet vetëm në rast se siguria e tifozëve dhe e ambientit brenda stadiumit do të bëhet nga Policia e Shtetit.

Kujtojmë që ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtoi nga Kategoria Superiore skuadrën e Kamzës, që do e nis sezonin 2019-2020 nga Kategoria e Dytë. Ekipi nga periferia e kryeqytetit u shpall fajtore për shkeljen e rregullores gjatë sulmit nga gjyqtarit të takimit mes tyre dhe Laçit, Eldorian Hamiti.

Deklarate per shtyp

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaft (dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç’të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje.

I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte.

Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen.

 Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY