Dëbimi i gazetares së huaj, reagon Manjani: Trajtim çnjerëzor!

Dëbimi i gazetares së huaj, reagon Manjani: Trajtim çnjerëzor!

81
0
Shares

Alice Taylor është një gazetare e cila është rezidente në Shqipëri por edhe e promovon atë në botë.

Qeveria shqiptare në mënyrë të turpshme kërkon ta përzërë atë nga territori shqiptar edhe pse ajo nuk ka mundësi të udhëtojë.

Ish- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj kësaj ngjarjeje të turpshme. Ai me anë të një statusi në Facebook këtë veprim të qeverisë trajtim çnjerëzor.

Sipas Manjanit kjo qeveri nuk është më e jona.

POSTIMI I MANJANIT:

Alice Taylor qenka një gazetare e huaj rezidente në Shqipëri.

Nuk kisha dëgjuar për të deri më sot, kur lexova denoncimin e saj, sipas të cilit qeveria kërkon ta përzërë nga territori megjithëse është në pamundësi shëndetësore për të udhëtuar.

Natyrisht, me këtë gjest qeveria bëri të famshme edhe një kritizerë të huaj.

Dukshëm akti i mos rinovimit të lejes së qëndrimit është i motivuar nga hakmarrja politike provinciale.

Por dëbimi në kushtet e pamundësisë shëndetësore është trajtim çnjerëzor!

Asnjë shqiptar nuk e bën këtë gjë! S’e ka bërë kurrë as në ditë të vështira.

Qeveria që e bën këtë gjë s’mund të jetë më e jona!

Na fëlliqi, po fare!

Ndërkohë ambasadorët boll na qanë hallet tona, ti dalin në mbrojtje gazetares së tyre! OSBE dhe BE në mënyrë të veçantë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY