OMONIA kundër Karamelos për marrjen e mandatit të deputetit: Vendimi ishte personal

OMONIA kundër Karamelos për marrjen e mandatit të deputetit: Vendimi ishte personal

87
0
Shares

Organizata minoritare greke në Shqipëri, OMONIA ka reaguar në lidhje me vendimin e Ligoraq Karamelos për të marrë mandatin e deputetit. Në një deklaratë, Omonia sqaron se  ky është një vendim personal i Karamelos dhe i kundërt me atë që kanë marrë strukturat e OMONIA-s.

Reagimi

Sqarim lidhur me vendimin individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizates, z. Grigor Karamelo, për të pranuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Me qëllim shmangien e çfarëdo pështjellimi të padëshiruar në referencë të zgjedhjes personale dhe vendimit individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës, z. Grigor Karamelo, për të pranuar pozicionin e deputetit të listës së Partisë Demokratike, sqarojmë se për këtë nuk pati dhe nuk ka asnjë dakordësi miratuese nga ana e organeve institucionale të OMONOIA-s.

Bëhet fjalë për një vendim individual dhe respektive janë edhe konsekuencat dhe përgjegjësitë politike.

BDMEG OMONOIA, duke miratuar dhe mbështetur vendimet politike të PBDNJ-së, sikundër ato shprehen nga Kryetari i saj, çmon se heqja dorë nga mandatet parlamentare të anëtarëve të Kuvendit të opozitës, përbën me të vërtetë një akt politik tejet serioz, por ndërkaq, adekuat me synim rehabilitimin e rendit politik  dhe funksionimit normal të procesit të demokracisë në vend. Si Minoritet Etnik Grek kemi arsye thelbësore të jemi në atë anë të shoqërisë që kërkon përmirësime esenciale të mënyrës së të ushtruarit të qeverisjes, mirëfunksionimin e drejtësisë, luftimin e varfërisë dhe kryesisht përshpejtimin e reformave që hapin rrugën e procedurave integruese të Shqipërisë në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY