Dogji mandatin por është ende deputet! Vangjel Tavo sqaron lapsusin

Dogji mandatin por është ende deputet! Vangjel Tavo sqaron lapsusin

108
0
Shares

Vangjel Tavo është deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Parlament. Ai është shprehur publikisht për djegien e mandatit, por sqaron se është ende deputet për shkak të një lapsusi me emrin e babait.

Reagimi i plotë:

Miq, sapo mësova nga media në lidhje me një shkelje të procedurave për verifikimin e gjeneraliteteve të personit tim, nga ana e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me dorëzimin e mandatit tim si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nxitimthi, gjatë plotësimit të formularit kam kryer një lapsus nga ana ime, në lidhje me emrin e saktë të babait, pasi nuk është shënuar sipas pashaportës. Unë i qëndroj më shumë dhe më bindshëm se kurrë qëndrimit dhe aktit politik të dorëzimit të mandatit, ndaj do e plotësoj edhe një herë formularin në mënyrë të saktë dhe do e dorëzoj me t’u kthyer në Shqipëri nga një vizitë që po bëj jashtë vendit.

Por ndërkohë dua të denoncoj shkeljen e të gjitha procedurave nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e dokumnetacionit që vërteton të dhënat e mia.

Akti i formalizimit të lënies së mandateve të deputetëve të opozitës, nuk po bëhet aspak me seriozitetin e duhur.

Ligjërisht, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend duhet të thërriste një e nga një deputetët e dorëhequr të cilët duhej edhe njëherë të deklaronin heqjen dorë nga mandati përballë këtij komisioni. Por kjo procedurë nuk është ndjekur dhe dokumentat e firmosura nga deputët i kanë kaluar direkt nga Kuvendi KQZ-së pa u verifikuar dhe ndjekur procedurat.

Unë e pranoj lapsusin për të cilin jam informuar nga media. I qëndroj absolutisht linjës opozitare për djegien e mandateve dhe sapo të kthehem në Shqipëri do firmos edhe njëherë dorëheqjen.

Por shikoni miq, ja ky është serioziteti i institucioneve tona. Askush nuk e verifikoi atë që unë kisha shkruar. Kjo është një shkelje e rëndë institucionale.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të përhershme.

Gjithmonë i juaji!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY