“Babalja”, Prokuroria merr të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji

“Babalja”, Prokuroria merr të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji

125
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, për çështjen audiopergjimit të pretenduar mes “Babales” dhe Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burime nga Prokuroria bënë të ditur se Salianji është njoftuar që të paraqitet ditën e premte për t’u njohur me akuzat. Ish-deputeti akuzohet nga Prokuroria për “kallëzim të rremë”.

Në burg për këtë dosje ndodhet vetëm Fredi Alizoti, ndërsa në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, gazetari që mori përsipër që kishte kryer audio-regjistrimin, Jetmir Olldashi.

Në audio-përgjim pretendohej se Albert Veliu fliste më vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis sativa nga Vlora në drejtim të Italisë. Por referuar hetimeve të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, nga dëshmitë e siguruara, kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë.

LEXO ME SHUME

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY