Këlliçi në Bruksel, mesazhi nga PPE: Rruga e Shqipërisë në BE kalon...

Këlliçi në Bruksel, mesazhi nga PPE: Rruga e Shqipërisë në BE kalon përmes demokracisë funksionale

124
0
Shares

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet që po bën opozita për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe themelit të këtyre vlerave, votës së lirë.

Belind Këlliçi vuri në dukje se vota e lirë është sot peng i krimit dhe shqiptarët janë ngritur për t’i dhënë fund kësaj situate.

Rinia, studentët dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve janë bashkë, janë në këmbë dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë për vendin se standardet europiane demokratike. Shqiptarët duan garantimin e votës së lirë, politikanë të pa lidhur me krimin, drejtësi të pa kapur që dënon politikanët të cilët blejnë votat dhe vullnetin e qytetarëve, si dhe vjedhin fondet publike, luftë kundër korrupsionit”– u shpreh Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Presidenti i PPE, Joseph Daul, konfirmoi se Partia Popullore Europiane po e ndjek me shumë vëmendje dhe prioritet situatën në Shqipëri, si dhe shprehu vendosmërinë e tij për ta ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin europian.

Zoti Daul theksoi se ky rrugëtim kalon përmes parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Kryetari i FRPD Belind Këlliçi mori pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europian me temë: “Promovimi i proçesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor: perspektiva e të rinjve”.

Kreu i të rinjve demokratë shqiptarë u bëri thirrje drejtuesve të Bashkimit Europian të shtojnë vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit, ku, shkelja e vlerave themelore të demokracisë, në disa vende, po sjell destabilitet.

“BE duhet të rrisë përpjekjet e saj në mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave themelore në vendet tona, si demokracia funksionale, liria dhe të drejta të tjera me rëndësi vendimtare.” – tha Belind Këlliçi, i cili vlerësoi si kyç për Ballkanin, bashkëpunimin rajonal.

Bashkepunimi rajonal sjell jo vetëm zhvillim ekonomik dhe punësim, por zbut tensionet dhe forcon stabilitetin rajonal, i cili është një parakusht kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë“ – tha Këlliçi në fjalën e tij.

Kreu i FRPD mbështeti krijimin e zonës ekonomike, duke e parë si një instrument që ndihmon veçanërisht të rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

Krijimi i nje zone ekonomike rajonale do të ishte një hap i rëndësishëm për të lidhur tregjet ekonomike dhe njerëzit duke e unifikuar kështu tregun ballkanik dhe duke e konsideruar si një treg me 20 milionë konsumatorë. Më shumë se 100 mijë vende pune mund të krijoheshin në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes integrimit më të thellë ekonomik dhe social”– theksoi Belind Këlliçi gjatë konferencës së organizuar në Bruksel nga grupi i PPE-së në Parlamentin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY