Komisioni i Venecias do të mblidhet në datat 8 dhe 9 dhjetor për të diskutuar për ligjin e Vettingut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio në profilin e tij në tëitter.
“Çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Armeninë, Moldavinë, Marokunm Turqinë dhe Ukrainën në rendin e ditës në Komisionin e Venecias në 8-9 dhjetor”, shkruan Gianni Buquicchio.
Pritej që ky komision të diskutonte dhe të dilte sot me një opinion për Vettingun, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Ndërkohë, prej ditësh, burime anonime kanë paralajmëruar “trafikimin” e një opinioni “pozitiv”. Përballë kësaj tentative, sot “burime të mazhorancës” shpërndanë në media, një “opinion”, sikurse pritej, “pozitiv”.





