DETAJE/Laboratori i drogës në Tiranë, “Pipo” dhe “Loli i Verës”, kokat e...

DETAJE/Laboratori i drogës në Tiranë, “Pipo” dhe “Loli i Verës”, kokat e grupit të kokainës

217
0
Shares

Ditën e djeshme ra në prangat e policisë një grup i përbërë prej 5 anëtarësh. Policia bënte me dije se nga operacioni “Laboratori”,  u sekuestruan 1800 gram heroinë dhe 200 gram kokaine në Tiranë.

Ndërkohë detaje të reja mësohën për grupin.  Sipas burimeve, koka e grupit ishte 30-vjeçari Florian Nurja i cili njihet me pseudonimin “Loli i verës”.

Ai bashkëpunonte me 27-vjeçarin Pieraldo Pelushi i njohur edhe me pseudonimin ‘Pipo’. Te dy këta persona kishin përshtatur një apartament në ‘rrugën e Kavajës’, ku përpunonin lëndën narkotike dhe e ndanin në doza me të vogla dhe me pas ua shpërndanin shpërndarësve të dorës së dytë.

Ky grup heroine  dhe kokainën e shpërndanin në Selitë, ‘Rruga e Kavajës’, ne zonën e ish parku, Kombinat dhe Yzberisht, pasi aty kishin dhe pikat e tyre te kontaktit.

Policia në baze te informacioneve i gjurmoi dhe i ndaloi në rrugë duke udhëtuar me një automjet brenda të cilit u gjeten 4 peshore elektronike. Pas kontrollit të banesave u zbulua dhe lënda narkotike.

Në pranga ranë dhe 3 persona të tjerë që kishin dijeni se në apartament përpunohej drogë, por nuk e kishin denoncuar këtë në polici. Vijojnë hetimet për zbulimin e gjithë rrjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY