Gert Bogdani: Rudina Hajdari do të përjashtohet nga PD

Gert Bogdani: Rudina Hajdari do të përjashtohet nga PD

299
0
Shares

Rudina Hajdari do të përjashtohet nga Partia Demokratike. Kështu u shpreh Gerti Bogdani, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Bogdani tha ky PD nuk do të veprojë me dy standarde.

Gerti Bogdani: Ajo që ne po luftojmë janë standardet. Pra është lufta kundër standardeve të dyfishta që dhe në këtë rast besoj se nuk do të ketë standard të dyfishtë. Besoj që kryesia e PD do të marrë të njëjtin vendim si për zotin Murrizi si për ato deputetë të tjerë që mbase  nuk do të refuzojnë mandatin e deputetit.

Beti Njuma: Zonja Hajdari do të përjashtohet ?

Gerti Bogdani: Patjetër që po, pasi ky është vendimi i kryesisë për zotin Murrizi dhe nuk ka si të ketë standarde të shumëfishta. Në fund të ditës kjo është një zgjedhje personale dhe është fatkeqësi sepse në fund të ditës simbolizon diçka, por jo vetëm kaq. Këto janë vendime unanime. Vendimi për zotin Murrizi ishte unanim.
Referuar intervistës së dhënë nga kryeministri Rama në Itali, Bogdani tha:
“Zgjedh të shkojë në një ekran të huaj për ti mushur mendjen italianëve, ndërkohë që nuk i ka mbushur mendjen sot shqiptarëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY