Vizita e Ramës në Itali/ Vasili: Nuk mbulohet ‘dielli me shoshë’, kriminalizimi...

Vizita e Ramës në Itali/ Vasili: Nuk mbulohet ‘dielli me shoshë’, kriminalizimi damkë e Rilindjes

79
0
Shares

Ish-kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, I ftuar në Ora News, është shprehur se vizita e Edi Ramës në Itali nuk mund ta zhbëjë raportimin e mediave të huaja për Shqipërinë.

Sipas ish deputetit, kryeministri Rama nuk mund ta “mbulojë diellin me shosh”, ndërsa theksoi se kriminalizimi është një damkë që ia vuri ai Shqipërisë dhe jo opozita.

“Mediat zvicerani i keni lexuar. Ka një unison të mediave më të rëndësishme dhe nuk mundet që Rama të mbulojë diellin me shosh. Mediat italiane dhe mjedisi politik aty, ka dalluar politikan që janë bosh dhe që janë të lidhur me krimin shumë më të stërholluar se Rama, dhe modele si Rama janë lehtësisht të dallueshme. Kriminalizimi që i ka bërë Shqipërisë është një damkë që nuk e ka nga opozita. Risjellim në vëmendje se menjëherë pas fjalës së tij në seancë, kryeministri Rama u nis për Itali, me qëllim sqarimin e shtetit fqinj, për raportimet negative të ditëve të fundit”, është shprehur Vasili.

Sipas Vasilit, dosjet që i kanë dalë në shesh qeverisë tregojnë kriminalizimin e saj dhe kjo është ngjarja më e rëndë që cënon demokracinë.

“Sot kemi dosjen e krimit 339 dhe nuk hetohet ndërkohë që çohet në burg qytetari i thjeshtë. Kjo situatë kriminalizimi janë ngjarjet më të rënda që asgjësojnë demokracinë në Shqipëri. Kushdo njeri duhet të rrëmbejë liritë e veta. Kemi thënë që asnjë opozitë fasadë që i bën fresk mazhorancës, nuk i duhet Shqipërisë”, deklaroi Petrit Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY