I shpallur në kërkim për një vrasje në Vlorë, pranga shqiptarit në...

I shpallur në kërkim për një vrasje në Vlorë, pranga shqiptarit në kufirin italo-francez

102
0
Shares

Nga kontrollet e policisë së Torinos në kufirin që ndaj Italinë me Francën, mëngjesin e djeshëm, është identifikuar dhe arrestuar një i kërkuar shqiptar mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe ajo e prodhimit të armëve dhe municioneve luftarake për një ngjarje të ndodhur në qershorin e 2018 në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i vrarë një person.

Policia italiane dhe ajo franceze e ndaluan shqiptarin rreth ores 09:30 në një autobus që ishte drejtuar për në shtetin alpin.

Ai tentoi të arratisej duke u përpjekur të kalojë tunelin në këmbë, por është ndaluar nga forcat e rendit.

 Pas ndalimit janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare, për të cilin ka lëshuar edhe urdhërin e ndalimit ndërkombëtar.

I riu, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur, rrezikon rreth 25 vjet burg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY