Të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, i shpëtojnë burgut 6 punonjësit...

Të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, i shpëtojnë burgut 6 punonjësit në Portin e Durrësit

153
0
Shares

Edhe pse u kapën në shkelje, 6 inspektorët e Kufirit në Durrës janë lënë të lirë.

Gjykata e Durrësit, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka vendosur të lërë të lirë punonjësit e policisë, ndaj të cilëve rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas vendimit të trupit gjykues, për policen e kufirit, greta Batusha, është dhënë si masë sigurie ajo e detyrimit të paraqitjes, duke e cilësuar si të ligjshëm arrestimin e saj.

Batusha do të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit. Ndërkohë për punonjësit e  policisë kuftare, Durim Zeka, ARJAN Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Caça dhe Juliana Kurraj, ka vendosur masën e  sigurisë atë të detyrimit të paraqitjes.

Të gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u arrestuan dy ditë më parë  nga Shërbimet për Çështje të Brendshme, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen“-shkruante ditën e djeshme policia në njoftimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY