4 deputetët e rinj betohen në Parlament, mazhoranca ‘euforike’ duartroket

4 deputetët e rinj betohen në Parlament, mazhoranca ‘euforike’ duartroket

117
0
Shares

Këta janë 4 deputetët e rinj të Parlamentit shqiptar, të cilët të ndodhur vetëm mes karrigeve bosh, pretendojnë se përfaqësojnë opozitën e re.

Ditën e sotme, pasi  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha mandatin e deputetit, Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit janë betuar para deputetëve të mazhorancës.

Ata i kanë duartrokitur, ndërsa lista e atyre që kanë pranuar mandatin ka shkuar deri në 9 persona.

Nga ana tjetër, ish-deputetët e opozitës nuk i kanë komentuar këto vendime të kandidatëve, por duhet të përmendim faktin që shumë prej tyre nuk kanë pranuar mandatet duke dhënë dhe arsyet e tyrë në protestën që po zhvillohet paralel me seancën parlamentare.

Sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.

Pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY