EMRAT/Edhe 4 deputetë të tjerë kërkojnë mandatin e deputetit

EMRAT/Edhe 4 deputetë të tjerë kërkojnë mandatin e deputetit

104
0
Shares

Katër kandidatë të tjerë kërkojnë të marrin mandatin e deputetit. Mësohet se ata  kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Mësohet se sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.

Pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

Dje KQZ u dha mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI të cilët pritet të betohen sot në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY