Policia zbardh ngjarjen në Korçë: I biri masakroi nënën e tij me...

Policia zbardh ngjarjen në Korçë: I biri masakroi nënën e tij me sende të forta

104
0
Shares

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Korçë ku 84-vjeçarja Nazime Demollari u  gjet e vdekur në banesën e saj.

Burime zyrtare thonë se gruaja e moshuar nuk është mbytur por është masakruar me sende të forta nga djali i saj 64-vjeçar.

Gruaja është goditur disa herë me sende të forta në kokë dhe në trup, goditje që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të kryerjes së veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të djalit të saj, shtetasit N.D., 64 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, nënën e tij N.D., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY