Basha: Me djegien e mandateve kthyem vendimmarrjen tek populli, qeveria e lidhur...

Basha: Me djegien e mandateve kthyem vendimmarrjen tek populli, qeveria e lidhur me krimin

75
0
Shares

Lulzim Basha në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji

“Djegia e mandateve është një sakrificë, një zgjidhje politike, që mundëson ta kthejmë vendimmarrjen tek populli”

Artur Zheji: Pse zgjodhët rrugën e djegies së mandateve, në një vend anëtar të NATO-s, si Shqipëria?

Lulzim Basha: Nëse ne do të ishim në këto kushte, në vitin 2008, nuk do e kishim marrë ftesën e anëtarësimit. Nëse ne do të ishim në këto kushte, nuk do të ishim futur në NATO, nuk do të ishin hequr vizat për shqiptarët. Pra kemi të bëjmë me një situatë ku vendi ka bërë hapa të mëdhenj pas.

Është asgjësimi i zgjedhjeve. Kjo është një qeveri e cila jo thjesht akuzohet, por është kapur duke vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar, me Dakon, me Gjiknurin, me Tahirin. Janë tre figura dhe ka të tjera në ato qindra faqe të patranskriptuara të dosjeve, siç është dosja 339 apo dosja 184, të Drejtësisë Shqiptare. Në një situatë të tillë, është e pamundur të mendohet që vendi mund të ishte anëtar i NATO-s. Vendi është anëtar i NATO-s, por detyra e parë e një vendi anëtar të NATO-s është të ruajë – dhe kur janë prishur standardet demokratike, sic ka ndodhur sot – të rikthejë standardet demokratike.

Pra, në kuptimin politik të fjalës, zgjidhja që ne kemi bërë, sakrifica që kemi bërë, dorëzimi i mandateve, në thelb është t’ia kthejmë prapë popullit vendimmarrjen, sepse sot vendimmarrja nuk është në duart e popullit, por është në duart e një bashkimi interesash të një grushti politikanësh dhe një grushti kriminelësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY