Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta se opozita nuk do të bëjë hapa pas me qeverinë që sipas tij është e lidhur me krimin.
Në përfundimit të takimit me Presidentit e Sllovenisë, Basha tha se do të ketë vetëm hapa para, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protesta.
Basha: Unë nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidentit Meta. Por mund t’ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qeverie të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe vjedhur paratë e shqiptarëve nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara. Sepse vetëm hapat përpara, largimi i një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar, e cila zgjidh duart e drejtësisë dhe mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme do ti japë shqiptarëve atë që meritojnë, një parlament dhe një qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i Niçeve, Bajrave dhe Shullazëve me shokë. Në raport me këtë çështje asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara duke nisur me bashkimin e qytetarëve në protestë para Asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve. Nëse të jemi të gjithë bashkë. Kjo është një betejë që na bashkon dhe nuk na ndan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/