FOTO/Arbana i hedh “benzinë zjarrit”, me reagimin e fundit shuan dyshimet për...

FOTO/Arbana i hedh “benzinë zjarrit”, me reagimin e fundit shuan dyshimet për partnerin e ri

258
0
Shares

Ka disa ditë që Arbana Osmani është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga bashkëshorti i saj. Moderatorja dyshohet se ka filluar një romancë të re me regjisorin e programit të cilin ajo vetë e drejton.

Ndonëse ajo nuk e ka pranuar dhe nuk ka asnjë reagim, detajet të bëjnë të aludosh rreth një marrëdhënië të mundshme. Kanë qenë disa  komente të saj në rrjetet sociale të cilat na thonë të kundërtën.

Dje është publikuar kënga më e re e Xhensila Myrtezaj, e cila solli pas kaq shumë kohësh në muzikë Pirro Çakon. “Sekreti im” është realizuar në Venecia të Italisë dhe ai që ka realizuar në mënyrën më profesionale të mundshme është Eduart Grishaj.

Pikërisht, regjisori për të cilin po përflitet prej disa ditësh që është në një lidhje dashurie me Arbana Osmanin.

“Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty Eduart Grishaj,” komenton Arbana në postimin e Eduartit, duke e përkrahur në maksimum të dashurin e saj (të përfolur).

Edhe mikja e saj Xhemi Shehu ka komentuar në foto, duke e përgëzuar Eduartin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY