Ish-ministri: Policia të mos përdorë gaz lotsjellës nesër, përmban fosfor organik

Ish-ministri: Policia të mos përdorë gaz lotsjellës nesër, përmban fosfor organik

99
0
Shares

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i ftuar në News 24, i ka kërkuar policisë që në asnjë mënyrë të  mos përdorë gaz lotësjellës ndaj protestuesve.

Panariti dyshon që lënda ka përmbajtje fosfori organik, tepër i rrezikshëm për shëndetin.

“Dyshoj se lënda e hedhur nga policia ka përmbajtje fosfori organik. Policia në mënyrë kategorike të mos përdorë gaz lotsjellës nesër. Pavarësisht se mund të ketë VKM dhe procedura. Ne nuk do dalim me lule dhe buzëqeshje. Aktet e vandalizmit i gjejmë tek policia”, tha Panariti.

Kujtojmë këtu që shumë prej protestuesëve nuk janë ndjerë mirë prej gazit, ndërsa të shumta kanë qenë dhe reagimet në vend.

Kanë qenë dhe gazetarë ata që janë dëmtuar dhe kanë shfaqur komplikacione. Mjekët nga ana tjetër kanë shpjeguar se gazi i tillë ka efekte neuroparalitike dhe shkakton probleme të mëdha shëndetsore.

Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës dhe lëndë helmuese në drejtim të protestuesve, duke mos kursyer as kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët ndodheshin në mes të protestuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY