Zëvendësohen ish-deputetët e LSI, KQZ u miraton mandatet kandidatëve të rinj

Zëvendësohen ish-deputetët e LSI, KQZ u miraton mandatet kandidatëve të rinj

134
0
Shares

KQZ është mbledhur sot për t’i dhënë mandatet 4 deputetëve të rinj nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari. Po kështu KQZ i ka dhënë mandatin dhe znj. Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.

Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos.

Një tjetër kandidat në listën shumëemërore të LSI-së që ka kërkuar të hyjë në parlament është edhe Ylli Shehu. Ai ka rezulton i dënuar me 200 mijë lekë gjobë dhe këtë gjë e ka deklaruar edhe vetë kandidati në formularin e vetëdeklarimit. Por KQZ vendosi t’i japë kandidatin edhe Shehut, përfaqësues i qarkut Tiranë, i cili zëvendëson Floida Kërpaçin.

Nga ana tjetër, KQZ është marrë me regjistrimin e partive të vogla. Partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar opozitën e re.

Pas partisë së Gjelbër, në KQZ u regjistrua për zgjedhjet e vendore të 30 qershorit edhe Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Myslia.

NJOFTIMI I PLOTE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  • “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendositëregjistrojë “PartiaAleancaDemokristiane e Shqipërisë”, me kryetar z. ZefBushati, si subject zgjedhorpërzgjedhjetpërorganet e qeverisjesvendore, tëdatës 30 qershor 2019.

  • “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Kristian Demokrate”, me kryetar z. Dhimitër Muslia, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

  • “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Edmond Abaz Rrushi.

  • “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, znj. Aurora Xhavit Mara.

  • “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, z. Enver Mersin Roshi.

  • “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Ylli Vesel Shehu.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY