Kryeministri Rama ka reaguar para pak minutash në Facebook për përkthimin e EURALIUS . Ai thotë me ironi se të gjithë aktorët gënjekan , BE, SHBA dhe ai vetë , por sipas tij vetëm Basha e PD nuk gënjejnë. Dje Partia Demokratike paraqiti faktet që sipas saj vërtetojnë një përkthim jo të saktë. Reagimi i Ramës:
“Genjej une genjen BE genjejne SHBA genjejne te gjithe veç Lulit e PD qe jane i vetmi perkthyes besnik i te vertetave te ketij vendi.”





