“Do futesh në parlament për rrogën?” Sazan Guri: Me flori të ma...

“Do futesh në parlament për rrogën?” Sazan Guri: Me flori të ma shtrojnë rrugën…

158
0
Shares

Pas djegies në masë të mandateve nga deputetët e opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me procedurat e mëtejshme për plotësimin e vakancave në Kuvend.

Kështu ne KQZ janë paraqitur deputetët e opozitës për të firmosur dorëheqjen e mandatit. Ndërkohë disa prej kandidatëve në ‘listat e pritjes’ kanë pranuar të marrin mandatin e për pasojë te futen në Kuvend.

Mirëpo, Sazan Guri pjesë e listës së deputetëve të PD në Berat nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Guri sqaron të gjithë miqtë e tij, që i kanë rekomanduar ta marrë, qoftë edhe për rrogën ose pensionin.

“Po sikur te t’ju them, se me flori të ma shtrojnë rrugën nga shtëpia në Kuvend, e nuk do vija kurrë në këtë mesele apo në këtë parlament derexhe”, shkruan Guri.

Reagimi i plotë:

Me thone mire ben qe mos te vesh kesaj radhe ne Parlament, per nje rroge fundja, do humbasesh edhe nje pension……

Degjoni or miq!

Edhe nese kam dashur me pare te vija ne Parlament, po perse per rroge do vija? Apo per te vene ne jete ato qe bej neper leksione, neper libra e neper protesta e kerkesa jo per vete po per ju o Qytetare. Apo per te hyre me biznes te vogel e te dilja me supermarket si te tjeret? Fjala e pare, kur filloj e jap mesim me studentet eshte se nuk i ngjaj te tjereve. Edhe ne Parlament kete parim do te mbaja, se nuk i ngjaj te tjereve, po kur s’me njeh, edhe mund te thuash ndonje fjale pune rroge, pune pensioni.

Po sikur te t’ju them, se me flori te ma shtrojne rrugen nga shtepia ne Kuvend, e nuk do vija kurre ne kete mesele apo ne kete parlament derexhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY