Tirana tmerr me ashensorët, 1100 raste bllokimi brenda një viti

Tirana tmerr me ashensorët, 1100 raste bllokimi brenda një viti

134
0
Shares

Gjatë vitit 2018 janë shënuar 1100 raste të bllokimit të personave në ashensorë, vetëm në qytetin e Tiranës.

Sipas ABC News, zjarrfikësit detyrohen të ndërhyjnë mesatarisht tre herë në ditë për të zhbllokuar njerëzit, të cilët jo rrallë herë preken nga frika dhe paniku.

Përgjegjës i Repartit Zjarrfikës, Arif Kullolli, ka thënë se, shumica e bllokimeve shkaktohet nga luhatja e energjisë dhe mbingarkesa.

 “Luhatja  e energjisë elektrike, mbingarkesa. Te pazari i ri para gjashtë muajsh kishin hipur pesë persona me çanta në duar”, ka thënë ai.

Ai ka shpjeguar se ka një çelës që shërben për zhbllokimin e ashensorit, por ka raste kur veprohet edhe me forcë.

“Nëse çelësat nuk punojnë, ka dëme materiale por kryesorja është të shpëtohen njerëzit”, është shprehur ai, duke shtuar se kontrolli i ashensorëve, duhet të bëhet të paktën një herë në muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY