Rama i zënë ngushtë, anulon vizitën në Shkodër, ish-deputetja: E dinte pritjen...

Rama i zënë ngushtë, anulon vizitën në Shkodër, ish-deputetja: E dinte pritjen që do i bënim

127
0
Shares

Kryeministri Edi Rama mesa duket e paska anuluar vizitën e tij për në qytetin e Shkodrës. Pas paralajmërimit të djeshëm nga ana e Partisë Demokratike se do të zhvillohej protestë nëse ai do të vinte, Rama me të vërtetë qenka frikësuar.

Ky informacion se ai e ka anuluar vizitën, vjen nga ish-deputetja Izmira Ulqinaku.

Reagimi i Izmira Ulqinakut:

Shkodra në shtetrrethim!

Policia kudo sot!
Rrugët janë bllokuar, sepse vjen PARIA nga Tirana. Vijnë ministrat e ish ministrat. Vijnë ato që deri tani nuk e dinin nga i bie Shkodra. Vijnë ato të cilët nuk sollën asnjë investim në Shkodër.
Edi Rama anulloi viziten në qytetin tonë sepse e dinte pritjen që do i bënim. Solli argatët e tij. Solli kukullat e tij pa zë, pa gojë e pa mend.

Shkodra është e djathtë! Shkodranët janë demokratë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY