Mbështetja nga YEPP, Këlliçi: Do rrëzojmë këtë model! Rinia do çojë në...

Mbështetja nga YEPP, Këlliçi: Do rrëzojmë këtë model! Rinia do çojë në fund atë që u nis në vitet ’90

88
0
Shares

Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratës së Organizatës së të Rinjve të Partisë Popullore Europiane të cilët shprehën shqetësimin e thellë për situatën politike në Shqipëri dhe gjendjen e demokracisë në vend.

YEPP në reagimin e saj deklaronte se qeveria duhet të sigurojë zgjedhje te lira dhe te ndershme sa me shpejt, per të bërë të mundur funksionimin e demokracise në Shqipëri.

Për t’iu përgjigjur reagimit të tyre, Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se sot rinia shqiptare është në këmbë për të çuar në fund atë që nisën të rinjtë në vitet 90, Shqipërinë si gjithë Europa.

Rinia europiane është me ne. YEPP e tha qartë se rinia europiane e njeh fort mirë realitetin qe nuk fshihet dot më pas fasadave dhe lobisteve qeveritarë” thotë mes të tjerash ai.

REAGIMI I PLOTË

Ne emer te FRPD dua te pershendes dhe t’i shpreh mirenjohjen e thelle organizates se te rinjve te Partise Popullore Europiane, per mbeshtetjen e treguar ndaj kauzave te drejta mbi te cilat shqiptaret jane ngritur ne gjithe vendin, kauza qe ne fakt lidhen me themelet mbi te cilat jane ndertuar e funksionojne demokracite perendimore, sic eshte vota e lire.

Te rinjte europiane kane treguar qarte se nuk mund te kete avancim ne rrugen drejt Europes per vende qe nuk garantojne voten e lire, e aq me teper ku shitblerja e votes eshte projekt politik i kryeministrit te vendit. Me fakte te pakundershtueshme, qe qendrojne ne zyren e prokurorit te pergjithshem te zgjedhur vetem me votat e Edi Rames, eshte bere e qarte per cdo shqiptar e nderkombetar skema e shitblerjes se votes, ne partneritet te ngushte te politikaneve te larte te mazhorances me krimin e organizuar.

Kush ka sy te shohe e veshe te degjoje, e kupton qe Edi Rama ka armik cdo standard demokratik, pasi ai e ka kthyer qeverisjen ne sherbim te pasurise se tij dhe miqve te tij, duke shtuar varferine dhe mjerimin kudo ne vend.

Shqiperia sot renditet nder vendet me te korruptuara ne bote. Shqiperia eshte rast unikal ne bote ku gjithfare krimineli, trafikanti e perdhunuesi, u fut ne parlament dhe u vu ne krye te pushtetit lokal. Rinia shqiptare nuk mund ta pranoje kurre nje model te tille, ku intelektuali detyrohet te emigroje, e krimineli perzgjidhet per te na qeverisur.

Ne do ta rrezojme kete model. Sot rinia shqiptare eshte ne kembe per te cuar ne fund ate qe nisen te rinjte ne vitet 90, Shqiperine si gjithe Europa. Rinia europiane eshte me ne. YEPP e tha qarte se rinia europiane e njeh fort mire realitetin qe nuk fshihet dot me pas fasadave dhe lobisteve qeveritare. Ata jane ne krahun tone e ne nuk do te ndalemi derisa te arrijme ato standarde qe gezon sot rinia europiane!

#FRPD #YEPP
#Bashke per nje Shqiperi me te mire

Ne emer te FRPD dua te pershendes dhe t’i shpreh mirenjohjen e thelle organizates se te rinjve te Partise Popullore…

Publiée par Belind Këlliçi sur Samedi 2 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY