Presion Rama dhe Erdogan? Bruçaj tregon pse u tërhoq nga gara për...

Presion Rama dhe Erdogan? Bruçaj tregon pse u tërhoq nga gara për kreun e KMSH

139
0
Shares

Një ditë pasi u tërhoq nga gara për kreun e KMSH-së Skënder Bruçaj ka dhënë dhe arsyet që e detyruan të marrë këtë vendim.

Kreu në detyrë i i KMSH-së thotë se edhe pse kishte mbështetjen e Kryesisë, ai vendosi ti linte vendin një rotacioni në drejtimin e Komunitetit, i bindur se ka kandidatë më të mirë se ai.

Më herët thuhej se shkak i tërheqjes së tij u bë presioni i Kryeministrit Rama dhe Erdoganit, ndërsa vetë emri i tij ishte i preferuari sërish për të qënë në krye të KMSH dhe në këto zgjedhje.

Reagimi i plotë i Bruçajt:

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi.

Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

Unë ju falenderoj shumë për ineteresimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve te Keshillit te Pergjithshem, qe votimi per kryetarin eshte i fshehte, pra mes ndergjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni per ke mendoni se mund te behet me e hajrit per institucionin ne raport dhe me pergjegjesine qe do marre dhe mos harroni, qe neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje qe do beni.

Zoti u begetofte te gjithëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY