LAJM I FUNDIT/Vrau gjyshin me armë zjarri, burg për nipin 17-vjeçar

LAJM I FUNDIT/Vrau gjyshin me armë zjarri, burg për nipin 17-vjeçar

94
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për V.Kapllanin, të riun që vrau gjyshin e tij dy ditë më parë me armë zjarri.

17 vjeçari mbërriti në gjykatë mëngjesin e së shtunës (2 janar), së bashku me tre të arrestuarit e tjerë që dyshohet se i shitën pistoletën.

Nipi vrau me plumb në kokë gjyshin 69-vjeçar në Vlorë por tentoi ta fshihte si grabitje.

Para se nipi i tij të arrestohej, pranoi edhe të jepte një intervistë  duke deklaruar se si e gjeti gjyshin të gjakosur dhe se ai ra pre e një grabitje.

”E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora.

Pas arrestimit nipi pranoi se ka qenë ai që ka qëlluar gjyshin, duke i marrë shumën prej 1 milionë lekësh, si dhe tregoi ku e kishte fshehur armën pas krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY