FOTO/Gaga dhe Bradley kapen ‘mat’, fansat zbulojnë provën që vërteton romancën e...

FOTO/Gaga dhe Bradley kapen ‘mat’, fansat zbulojnë provën që vërteton romancën e fshehtë të tyre

105
0
Shares

Performanca tejet romantike e Lady Gaga dhe Bradley Cooper në Oskar vetëm nxiti më tej spekulimet se të dy kanë një marrëdhënie të fshehtë.

Së fundmi, një llogari instagrami e drejtuar nga fansat e dyshes,  ka gërmuar përsëri në fotot e tyre gjatë turneut që mbajtën për filmin ku morën pjesë,  për të zbuluar më shumë prova.

Gaga, 32 vjeç, këmbënguli se afrimiteti në saj në skenë erdhi si pasojë e dëshirës së publikut për ti parë ashtu, dhe jo se ajo e ndjente të tillë. Por dhe pse është munduar të justifikohet, këngëtarja pati një kimi me aktorin, dhe këtu fansat nisin të spekulonin.

Mirëpo, një fans i Lady Gaga zbuloi një fotografi të dy aktorëve në premierën e Los Angeles në shtator, në të cilën Bradley ka pozuar me këngëtaren, por ndërkohë ka buzëkuq në buzët e tij, me ngjyrën e buzëve të Gagës.

Fotografia është realizuar më 24 shtator, në premierën e Hollivudit të filmit fitues të çmimit Oskar.

“Oops,” shkruante llogaria e @ladyfckinggaga Instagram, duke postuar dhe  një version të zmadhuar që fokusohet në gojët e tyre dhe zbulon edhe më shumë detajet rreth buzëve të kuqe.

Foto të tjera nga evente, nuk e paraqitën Bradley me njolla në buzët  e tij. E gjitha ndodhi sapo ai takoi yllin Gaga. Postimi i Instagram-it u përmbyt me shpejtësi me të gjitha llojet e komenteve, nga ata që mbështesin romancën e supozuar, tek ata që sugjeruan që shenja e kuq buzësh të ishte photoshop në imazh.

Sërish jemi në kuadrin e spekulimeve, pasi dyshja vetë nuk ka folur kurrë për një marrëdhënie mes tyre. Ata thjesht janë mirënjohës njëri tjetrit dhe punës së shkëlqyer çka u solli atyre dhe fitoren në ceremoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY