Derbi Tirana-Partizan ‘lë për të dëshiruar’, e gjithë vëmendja tek tifozët

Derbi Tirana-Partizan ‘lë për të dëshiruar’, e gjithë vëmendja tek tifozët

107
0
Shares

Është mbyllur në barazim pa gola derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. 

Në një ndeshje ku ishin marrë masa të rrepta nga ana e policisë, ndeshjen mund të thuhet se e fituan tifozët, të cilët ishin të zjarrte gjatë gjithë kohës duke brohoritur dhe duke prodhuar një situatë plot adrenalinë.

Derbi u shoqërua dhe me incidente, pasi u ndërpre për 2-3 minuta për shkak të dëmtimit të Idrizajt. Kjo pasi në  fushë u hodhën tymuese në disa pjesë të fushës.

Pjesa e parë u shoqërua me tensione dhe dyluftime të ashpra mes lojtarëve të dy ekipeve, ndërsa sa i takon lojës, Tirana luajti më mirë, ku sulmuesi anglez Majkëll Ngo vuri disa herë në vështirësi portierin Alban Hoxha.

45-minutëshi i dytë kaloi në avantazh të kuqtë, të cilët tentuan të kalonin në avantazh, ku rastin më të mirë e pati mesfushori Telushi në minutën e 80, por topi i gjuajtur nga vlonjati u ndal nga shtylla vertikale.

Partizani kryeson Kategorinë Superiore me 50 pikë, nëntë më shumë së Kukësi, ndërsa bardheblutë pozicionohen në vendin e shtatë me 29 pikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY