DETAJE/Policia me një operacion të mirëorganizuar për të kapur hajdutin e banesave...

DETAJE/Policia me një operacion të mirëorganizuar për të kapur hajdutin e banesave në Durrës

112
0
Shares

Policia e Durrësit ka ndaluar një 19 vjeçar pasi dyshohet se ka kryer 5 vjedhje në qytetin e Durrësit.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një pune të mirëorganizuar të Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, të cilët kanë arritur të dokumentojë me prova shkencore veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës si dhe kanë finalizuar operacionin e koduar “Periferia”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës , ka caktuar për L.D.,19 vjeç masën e sigurisë “Arrest me burg”, bazuar në provat e grumbulluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Si rezultat i hetimeve të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës pesë vjedhje banesash, konkretisht:

Gjatë muajit dhjetor 2018 , janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr. 14 Durrës ka vjedhur me thyerje 5 banesa ku ka marrë varëse floriri, televizorë, fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale “Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY