Shpërthimi i tritolit në ”Vasil Shanto”, arrestohet autori në Lezhë

Shpërthimi i tritolit në ”Vasil Shanto”, arrestohet autori në Lezhë

128
0
Shares

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për ngjarjen e shpërthimit në katin e dytë të një banese në zonën e  “Vasil Shantos”.

Në pranga ka përfunduar Arben Bardhi. Ai u arrestua në qytetin e Lezhës. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt pronësie në lidhje me banesën së cilës iu vendos tritoli.

Policia thotë se ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Shpërthimi në katin e dytë të pallatit, shkaktoi panik të banorët ndërsa dëme material u regjistruan edhe në katin e tretë. Forca shpërthyese e eksplozivit dëmtoi dyert e apartamentit në katin sipër të cilat mbeten të mbyllura.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY