Nxitonte drejt spitalit për të lindur bebin, aksidentohet çifti shqiptar në Itali

Nxitonte drejt spitalit për të lindur bebin, aksidentohet çifti shqiptar në Itali

131
0
Shares

Një familje shqiptare në Italinë fqinje përjetoi momente frike e ankthi mbrëmjen e së mërkurës, pasi u përfshi në një aksident rrugor. Dorisa Hyka dhe bashkëshorti i saj Aldo Troklini ishin nisur drejt spitalit, pasi 22-vjeçares i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Por në Borgo Roma, familja shqiptare u përplas me një tjetër automjet. Fatmirësisht palët nuk pësuan dëmtime serioze, megjithatë të gjithë u frikësuan pamasë, mbi të gjitha për nënën e re, e cila duhet të shkonte në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes në Redipuglia, në provincën e Gorizia, njofton Tv Klan. Në vendngjarje shkoi menjëherë ambulanca dhe 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe Dorisa solli një jetë një vajzë të quajtur Brea.

Për aksidentin mësohet se policia lokale ka nisur hetimet, ndërsa mediat italiane shkuan në spital, aty ku nëna e re dhe vajza e saj e porsalindur ndodhen shëndoshë e mirë.

“U frikësova shumë, kisha frikë për vajzën tonë“, rrëfen 22-vjeçarja për mediat atje. “Kishim qenë për darkë tek një i afërm në San Massimo, kur fillova të ndjeja kontraktimet dhe hipëm në makinë për të ardhur në spital. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë, jemi shumë të lumtur”, rrëfeu ajo më tej. Dorisa jeton prej 3 vjetësh në Itali, ndërsa bashkëshorti i saj Aldo prej 6 vjetësh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY