Kishte marrë leje për të takuar familjen, kapet i arratisuri nga burgu...

Kishte marrë leje për të takuar familjen, kapet i arratisuri nga burgu i Peqinit

199
0
Shares

Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim:

L. C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë

 Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY