Basha: Pasi përzuri 300 mijë emigrantë nga Shqipëria, Rama i përdor si...

Basha: Pasi përzuri 300 mijë emigrantë nga Shqipëria, Rama i përdor si fasadë

96
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes se diasporës në Tiranë duke akuzuar ashpër kryeministrin Rama se pasi përzuri 300 mijë emigrantë, tashmë i përdor si fasadë.

Basha është shprehur gjithashtu se Partia Demokratike mirëpret mbështetjen e diasporës dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar një Shqipëri me te mire.

POSTIMI I BASHES:

Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit.

Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY