Eurodeputetët në Tiranë, Fleckenstein humbet durimin: Zgjidhini vetë problemet, nuk ndërhyjmë

Eurodeputetët në Tiranë, Fleckenstein humbet durimin: Zgjidhini vetë problemet, nuk ndërhyjmë

169
0
Shares

Ditën e sotme, eurodeputetët e PE pas takimeve që zhvilluan në vend, në një konferencë për gazetarët folën hapur lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri, përsa i përket zhvillimeve politike.

Eurodeputeti Fleckenstein ndoshta ishte më i prerë në deklaratën e tij, ku theksoi se ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës.

Edhe pse janë shqiptarët që vuajnë prej pesë vitesh ngecjen e avancimit të rrugës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein thotë se po i humbet durimi nga protestat e opozitës.

Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin. Është puna juaj, është problemi i brendshëm i juaji dhe duhet të ngriheni mbi interesa partiakë. Kjo është mënyra si duhet të punojnë, tha ai. 

Tre herë i është refuzuar Shqipërisë hapja e negociatave gjatë kohës që qeveris kryeministri Edi Rama dhe Gjermania, shteti nga vjen Fleckenstein, i është bashkuar shpesh herë qëndrimit kundër të Francës dhe shteteve të tjera të BE-së.

Sinjalet që vijnë nga Brukseli dhe Tirana tregojnë se as këtë vit nuk do të ketë hapje të negociatave për shkak të mos plotësimit të kushteve nga qeveria, por sërish Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, fajin ia lë opozitës shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY