Vdekja e gruas shtatzënë nga AH1N1, ISHP reagon: Vaksinohuni

Vdekja e gruas shtatzënë nga AH1N1, ISHP reagon: Vaksinohuni

147
0
Shares

Shefja e Departamentit të Infektivit në ISHP ka dalë menjeherë në deklaratë pas vdekjes së gruas shtatzënë në  Sanatorium.

Apeli i saj është i njëjtë si i disa javëve më parë. Silva Bino bën sërish thirrje për vaksinim dhe ndërkohë mohon që situata të jetë shqetësuese. Silva Bino  u ka bërë apel grave shtatzëna dhe grupeve të riskut nga gripi që të vaksinohen.

Ajo ishte vetëm 36 vjeç, shtatezane dhe humbi jetën bashke me një nga binjaket e porsalindur . Mjekë gjinekologe, mjekë, infermiere, gratë shtatezana përfshihen në grupet e riskut nga gripi. Ju lutem vaksinohuni për te mbrojtur vete per te mbrojtur bebin. Gripi pavarësisht që nuk ka rritje mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni. Fruthi vazhdon të qarkulloje në vend dhe kush ka vonuar vaksinimin e femijes se tij apo nuk është vaksinuar te vaksinohet . Fruthi nuk kursen askend dhe nuk ka moshë”– ka thënë Silva Bino.

Kujtojmë se 36 vjeçarja shtatzënë me binjakë ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës. Ajo ishte shtruar prej disa ditësh me simptomat e AH1N1 në Sanatorium dhe ka kryer lindje të parakohshme.

Kujtojmë se ka patur disa raste të tilla të prekjes nga virusi AH1N1. Deri më tani numërohen 5 të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY