Nipi vret gjyshin, krimin e raporton si grabitje: E vrava se më...

Nipi vret gjyshin, krimin e raporton si grabitje: E vrava se më nxiu jetën

109
0
Shares

Nipi vret gjyshin. Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

E pazakontë për këtë ngjarje është fakti që nipi 16 vjeçar, u shtir në fillim duke mos e pranuar fajin, por duke pretenduar se vrasja kishte ardhur si pasojë e grabitjes.

Ndërkohë policia e Vlorës e ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme duke dhënë detaje të reja. Sipas policisë,  i moshuar u gjet i plagosur fillimisht në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Rilindja’ dhe disa orë më vonë i moshuari me inicialet V.K ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Para se nipi i tij të arrestohej, pranoi edhe të jepte një intervistë në ‘News 24’, duke deklaruar se si e gjeti gjyshin të gjakosur dhe se ai ra pre e një grabitje.

”E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora.

Pas arrestimit nipi pranoi se ka qenë ai që ka qëlluar gjyshin, duke i marrë shumën prej 1 milionë lekësh, si dhe tregoi ku e kishte fshehur armën pas krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY